Mungesa e investimeve në Vlorë/ Banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet
Banorët e Lagjes 1 Maji në qytetin bregdetar të Vlorës po përballen me mungesën e theksuar të investimeve në infrastrukturën rrugore.
220 familje që jetojnë në këtë lagje, kanë dhënë ultimatum se nëse rrugët nuk rregullohen dhe lagjia të rikualifikohet ato do të bojkotojnë tërësisht procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.
"Deri tani nuk kanë ardhur, por as mos të vijnë për fushatë. Mos të vijnë fare. Me 100% që ne nuk do të votojmë fare"
"As investime dhe asnjë gjë, por thjesht këta më të fortët kanë blerë një tokë këtu për interesat e tyre", shprehen banorët.
Banorët pohojnë gjithashtu se prej fillimit të muajit tetor në afro 26 familje të zonës ka ardhur fleta e shembjes së banesave egzistuese për arsyen se blloku i banimit i lagjeve 1 Maj dhe 24 Maj do të rehabilitohen në total.
"Përgjatë këtyre 30 viteve nuk ka pasur investime. Këta dinë vetëm të të prishin, jo të ndreqin"
"Lagështi, shira, erëra, ujëra; këto janë të përditshme për çdo ditë", shprehen banorët.
Teksa shpresojnë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë ata ngrenë akuza të tjera, ku sipas banorëve rrugë egzistuese e lagjes është devijuar duke shkaktuar shembjen e panevojshme të disa banesave.
Lagjia " 1 Maj" dhe "24 Maj " është tashmë pjesë e projektit të rehabilitimit të dy blloqeve të banimit në qytetin bregdetar ndërsa lajmin e ka dhënë me datën 14 tetor kordinatori politik i PS Damian Gjiknuri, por ende nuk dihet saktësisht kur do të nisë ky projekt.