Dy vite nga vrasja e Kacifasit, familjarët homazhe në kishën e Bularatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2020, 10:38
Në kishën e fshatit Bularat sot zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandin Kacifas, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA më 28 tetor 2018.
Familjarë të 37-vjeçarit po kryejnë homazhe në kishën e fshatit Bularat, ku të pranishëm në këtë ceremoni private janë vetëm të afërm të tij.
Sipas burimeve, mësohet se në datën 28 do të zhvillohet një tjetër ceremoni në kujtim të tij.
Kacifas u qëllua për vdekje pasi lëshoi të shtëna me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës.