Theu arrestin shtëpiak, policia vendos në pranga të shpallurin në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Bujar Kalemin nga Zhapokika e Tepelenës, pasi ka thyer arrestin shtëpiak.

Sipas njoftimit, Kalemi i dënuar për vjedhje të ndodhur disa kohë më parë, ka thyer masën e marrë ndaj tij teksa është parë duke udhëtuar me automjet në Jorgucat.

Ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, teksa i dënuari ishte shpallur në kërkim.