BOOM - 6 vite pa drita dhe me akrepa në shtëpi. Jeta e vështirë e 4 fëmijëve te familjes Sula
Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora, këtë të premte ka sjellë rastin e familjes Sula, e cila prej kohës kur u braktisën nga kryefamiljari, jetesa pë ta ka qenë shumë e vështirë.
Zyra Sula është nënë e 4 fëmijëve. Vajza e vogël ka vetëm 20 ditë që i ka ardhur në jetë.
Bashkëshorti e braktisi në kohën qe ajo ishte shtatzënë, ndërkohë që sot përballon e vetme jetesën në një dhomë me qera. Nëna e fëmijëve shprehet se kanë 6 vite që jetojnë pa drita.
"Po i rris e vetme fëmijët. Burri ka ikur në Greqi dhe nuk përgjigjet më për fëmijët Nuk kam me çfarë ti mbaj. Shtëpia me qera ku jetoj nuk ka as drita. Vajzën 20 ditëshe e kam sëmurë me temperaturë dhe nuk kam lekë për ti blerë as ilaçe. E mbaj me kompresa me uthull", shprehet Zyraja.
Vajza 4 vjeçare thotë se në shtëpi ka akrepa, "ne nuk kemi drita dhe unë nuk shoh dot televizor."
Ndërsa djali 7 vjeçar thotë se e ka lënë shkollën, "Unë nuk nuk jam si shokët e mi, gjithmonë nuk marr asgjë me vete dhe ndihem keq".