Koronavirusi/ Presidenti i Campanias i prerë: Të mbyllemi menjëherë, të shmangim tragjedinë
"Unë besoj se ne duhet të mbyllim gjithçka përveç aktiviteteve industriale, bujqësore, ndërtimore, agro-ushqimore. Mbyllim gjithçka përveç aktiviteteve ekzistenciale. Unë besoj se ne duhet të bllokojmë lëvizjen ndërrajonale, lëvizjen midis komunave. Ne duhet të bëjmë atë që bëmë në Mars”.
Këto janë fjalët e presidentit të Rajonit të Campanias, Vincenzo De Luca.
Fjalët e De Luca-s.
"Ne kemi 2,280 pozitivë nga 15,800 shtupa. Kemi 14,5% të infeksioneve krahasuar me 12,8% dje. Besoj se sot duhet të vendosim, nuk kemi më kohë për të humbur. Sot kemi akoma kohë, kemi një situatë të vështirë por ende jo tragjedi. Por ne jemi një hap larg saj. Unë nuk dua të përballem këtu me kamionët që mbajnë qindra arkivole të të ndjerëve. Po përballemi me një moment serioz. Duhet të vendosim sot. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Duhet të mbyllim gjithçka për një muaj, për 40 ditë për të frenuar shpërthimin e infeksionit. Pastaj do të shohim”.
De Luca kërkon “lockdown” kombëtar
De Luca i kërkoi qeverisë një “lockdown” kombëtar dhe specifikoi se në çdo rast "Campania do të lëvizë në këtë drejtim shumë shpejt".
"Të dhënat aktuale e bëjnë çdo lloj mase të pjesshme joefektive. Është e nevojshme të mbyllet gjithçka, përveç kategorive që prodhojnë dhe lëvizin mallra thelbësorë (industri, bujqësi, ndërtim, agro-ushqim, transport)”.
/a.r, OraNews