Për 14 vite me radhë plot 160 përdhunime dhe sulme seksuale, arrestohet 52-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2020, 14:10
Italiani 52 vjeçar i dyshuar për 160 përdhunime dhe sulme seksuale është ndaluar nga policia franceze në Rumersheim-Le-Haut, afër Strasburgut.
Ai akuzohet se ka përdhunuar fëmijët e shokëve të tij gjatë viteve 2000-2014
Personi në fjalë akuzohet se ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht fëmijët e shokëve të tij midis viteve 2000-2014.
Sipas policisë franceze, në Gjermani ka 122 hetime të hapura kundër tij.