Prej 15 vitesh qëndroi në koma, më në fund arrin të lëvizë dorën

Për më shumë se një dekadë Princi saudit ishte në koma.

Së funmdi Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është parë duke lëvizur gishtat.

“Tung Didi, më lejo ta shoh”- dëgjohet një grua që i jep kurajo dhe i thotë se çfarë dueht të bëjë.

Ajo madje i kërkon disa herë që ta ngrit sa më lartë shuplakën e dorës. Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud.

Kujtojmë që princi Al-Ëaleed ka qenë në komë që nga viti 2005, pasi pësoi hemorragji në tru si rezultat i një aksidenti në trafik derisa asokohe po vazhdonte studimet në kolegjin ushtarak.

Lëvizjen e fundit fizike që e kishte bërë ka ndodhur pesë vite më parë.

E babai i princit që njëherit është vëllai i miliarderit Al-Waleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, për asnjë moment nuk i kishte humbur shpresat se i biri i tij një ditë do të zgjohet dhe shërohet plotësisht.