Tronditëse/ Fizioterapisti mban fëmijën me kokë poshtë dhe e rrotullon pa pushim, ai nuk pendohet: Foshnja nuk qante

Në Rusi është shënuar një ngjarje e rëndë.

Fizioterapisti, i quajtur Mikhail Mikhnyov, është filmuar teksa mbante një foshnje me kokë poshtë, dhe më pas e rrotullonte foshnjën 180 gradë.  

Ai ka thënë para hetuesve se fëmija nuk kishte shfaqur dhimbje gjatë trajnimit. Fizoterapisti pretendon se ka 30 vite eksperiencë dhe këmbëngul se kjo teknikë jep rezultat dhe ka shëruar mbi 8.000 fëmijë të cilët vuanin nga dhimbja e qafës.

Një nënë ka treguar për mediat tronditjen që ka përjetuar kur ka parë trajtimin "çnjerëzor" që ai bënte me fëmijët.

“Kur kam parë filmimin kam qarë për minuta të tëra. Kur e pashë për herë të parë mendova se ishte një shaka, një demonstrim me një kukull. Por kur e vrojtova me vëmendje dhe kuptova se fëmija ishte e vërtetë e flaka telefonin e tronditur”, u shpreh Komsomolskaya Pravda

Fizioterapisti 63-vjeçar pretendon që ky lloj masazhi bazohet në një "gjimnastikë dinamike", të huazuar nga epoka Sovjetike.

Raportohet se 63-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij pritet që të vendosin organet gjykuese.