Gruaja bërtit “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë në stacionin e trenit

Për shkak të një raportimi për bombë stacioni i trenit Par-Diu në Lyon u detyrua të evakuonte të gjithë personat që ndodheshin aty.

Sipas informacioneve të policisë bëhet e ditur se personi që mbante bombën ishte arestuar.

Ajo ishte një grua e cila mbante disa çanta në dorë ku kërcënoi të hidhte në erë veten dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Menjëherë ekipi i çaktivizimit të pajisjes  shpërthyese është në vend dhe po kryen inspektimet e nevojshme.

Kompania hekurudhore SNCF konfirmoi në Twitter se trafiku rreth Lyonit është pezulluar.

Policia dhe ushtria formuan një kordon rreth stacionit dhe ndaluan qarkullimin e njerëzve.

Ndryshe, shkaku i frikësimit disa prej udhëtarëve kanë lënë bagazhet dhe u larguan nga stacioni.

https://twitter.com/Bollocks_Dogz/status/1319311082440298499