Durrës, Golfi përplaset me shtyllën, vdes shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2020, 08:09
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Një mjet tip Golf ka dalë jashtë rrugës duke u përplasur me një shtyllë rrugore.
"Më datë 23.10.2020, rreth orës 02:07, në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Golf", ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.