Malaj: Nëse Rama do të ishte një guru do t'ia kalonte edhe atij gurusë që erdhi këtu

E ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputetja Nora Malaj u shpreh se Rama do të ishte shumë më i mirë si një guru.

Malaj: Ka dy kategori politikanësh, ata që janë karriere dhe atyre që u është dhuruar karrigia. Nëse Rama do të ishte një guru do t'ia kalonte edhe atij gurusë që erdhi këtu. Meta nuk është derri i butë, se shkundi në 2 mars gjithë popullin.

Ramën e morën se menduan se do të rrisin një model të çunit të Tiranës, që u mendua se do të bënte diçka ndryshe për të na çuar drejt Evropës. Beteja është mes radikalizmit dhe jo-rrotacionit politik. Nëse në 26 prill Shqipëria do të vendosë atë që thotë Meta, atëherë ka ardhur momenti që njerëzit e pjesë gri duhet të merren me politikë. Opozita është opozitë njerëzish.

26 prilli do të ketë një qasje ndryshe për Shqipërinë dhe do të kemi një formacion politik që do të jemi të nderuar, se në parlament jam ndjerë e fyer, e turpëruar dhe e intimiduar.