Sardenja drejt izolimit 15 ditor

Ishulli i famshëm i Sardenjës po shkon drejt mbylljes për 15 ditë, ndoshta duke filluar nga java e ardhshme. 

Janë orë ankthi në Sardenjë që kur presidenti i Rajonit, Christian Solinas, njoftoi dje  dhe përsëriti sot me vendim, lëshimin e një urdhri rajonal kufizues për të frenuar valën e dytë nga Covid-19.

Dokumenti me dispozitat e reja duhet të mbërrijë të premten ose të shtunën (24 ose 48 orë pas deklaratave të tij) praktikisht në prag të zgjedhjeve lokale të 25 dhe 26 Tetorit, në një të tretën e bashkive të ishullit.

Është e pamundur të bllokosh aeroportet, madje as në pranverë, por mund të ketë kufizime të ashpra në trafikun e fluturimeve dhe pasagjerëve, në marrëveshje me qeverinë kombëtare.

Ndoshta mund të ndiqet edhe formula që tashmë po funksionon në Lombardi, Lazio dhe Campania: orë të reduktuara në bare dhe restorante, mësim në distancë dhe kufizim i udhëtimeve të panevojshme nga komuna. 

Në të dy rastet ekziston problemi ekonomik dhe është e vështirë të mendosh për një rihapje efektive në nëntor.

Sipas fondacionit Gimbe, javën e fundit ishulli mban vendin e tretë në shkallë vendi me 225 raste për 100 mijë banorë, rritja është 22.3%. 

Shtrimet në spital dhe të sëmurët rëndë janë gjithashtu shqetësues: 2.1 për 100 mijë banorë: gjithsej 236 të shtruar në spital, 36 në kujdes intensiv, 3539 në izolim (nga sot edhe në hotelin e parë Covid).