Përshkallëzohen protestat, qytetarët e Nigerisë i vendosin zjarrin institucioneve publike
Megjithë shtetrrethimin e vendosur nga Guvernatori i Shtetit Lagos, Babajide Sanwo-Olu, për të ulur tensionin ditën e djeshme protestuesit janë përfshirë në zjarrvënie të institucioneve dhe ndërtesave.
Të zemëruar protestuesit sulmuan dhe dogjën shumë institucione publike dhe private përfshirë Televizionin Kontinental, Gazetat e Kombit, zyra e Autoritetit të Porteve Nigeriane në Marina,
sekretaritë e qeverisjes vendore në Apapa-Iganmu dhe Ibeju-Lekki, pallati i Oba-s në Lagos, Riliëan Akiolu, selia e komandës shtetërore e Korpusit Federal të Sigurisë Rrugore dhe Shërbimit të Inspektimit të Automjeteve, si dhe banka, stacioneve të policisë dhe qendrave tregtare.
Në pamjet e publikuara së fundmi shihet Selia e Autoritetit të Porteve Nigeriane e mbuluar nga flakët teksa protestat kundër brutalitetit të policisë u përshkallëzuan në të gjithë vendin.