Kërcënoi kandidatin demokrat Joe Biden, arrestohet një person në Amerikë

Një rezident i shtetit Meriland është arrestuar pasi ka bërë kërcënime ndaj kandidatit demokrat për president, Joe Biden.

I arrestuari u identifikua si 42-vjeçari Dale Reed, i cili akuzohet se ka kërcënuar me dhunë seksuale Senatoren Kamala Harris, kandidate demokrate për nënpresidente. Sipas akuzës, ai kishte lënë një letër në hyrje të shtëpisë së një fqinji që kishte vënë para shtëpisë një pankartë në mbështetje të Joe Biden dhe zonjës Harris.

Ai fillimisht mohoi akuzat se e kishte lënë letrën me motive kërcënimi, nga një kamera sigurie e fqinjit duke e lënë letrën më 4 tetor.

Prokurorët thonë se Dale Reed u mor në pyetje në banesë dhe më pas u arrestua pasi e pranoi se ishte ai që e kishte lënë letrën.

Gjatë një deklarate të dhënë, Prokurori i Distriktit të Merilandit, Robert Hur tha se kërcënimet ishin akte të paligjshme dhe se zyra e tij e trajton me seriozitet një akt të tillë.

Shërbimi Sekret që mbron presidentin dhe kandidatët për president, ka paraqitur një padi në gjykatë federale kundër të pandehurit, i cili tha se e kishte lënë letrën pasi ishte i shqetësuar nga situatë politike, sipas padisë.