Zhvilloi takimin me kancelaren Merkel, ministri gjerman pozitiv me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2020, 08:23
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Zyra e ministrit tha se deri më tani Spahn ka shfaqur vetëm simptoma të ftohjes dhe aktualisht ndodhet në izolim në shtëpi.
Më herët gjatë ditës, Spah mori pjesë në një takim të kabinetit qeveritar të kryesuar nga kancelarja Angela Merkel.
Sipas zëdhënësit të tij të gjithë njerzit që kanë qenë në kontakt me ministrin e shëndetësisë aktualisht janë të informuar.