Vijon situata kritike me Covid në Itali, Conte nuk përjashton masat shtesë
"Jemi në fazë kritike e në një situatë kritike nuk përjashtohen kufizime të tjera nëse është e nevojshme", ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian.
Dëshmi e kësaj faze kritike janë dhe të dhënat e fundit të shpërndara nga Insitutit i Shëndentit Publik Italian mbi nivelin e infektivmit të pandemisë në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Për të 13 javë radhazi Italia regjistron një rritje të numrit të personave të infektuar, të viktimave e të vatrave të infektimit në të gjithë territorin.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 16 079 të infektuar e 136 viktima.
Numri i të infektuarve aktivë me koronavirus është deri më sot 136 302, ndërsa janë 2082 të shëruar më shumë e numri i tyre ka arritur më 259 456.
Të infektuarit me koronavirus në Itali që nga fillimi i pandemisë janë 465 726, ndërsa viktima 36 968.
Rajonet me numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit janë Lombardia me 4125, Campania me 1541 të infektuar, Lazio me 1251, Veneto me 1325 , Piemonte me 1550 të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë kryer 170 382 tampone. Personat e shtruar në terapi intesive janë aktualisht 992 e ata që kërkojnë kurim spitalor janë 5694.