Kanë frikë nga infektimi, 9 milionë italianë nuk do të përdorin më kartëmonedhat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2020, 14:43
Mbi 9 milion qytetarë italianë kanë deklaruar se nuk do të përdorin më katëmonerdha nga frika se mund të trasmetohet virusi covid 19.
Shtetasit italianë janë intervistuar nga Instituti i Kërkimeve "EMG Acqua". Ky përfundim ka dalë sipas një studimi që është bërë në mesin e tetorit të 2020. Të intervistuarit persona mbi 18 vjeç kanë deklaruar se nuk do ti përdorin kartëmonedhat nga frika se mund të infektohen.
Ne nivel kombëtar 19% kanë deklaruar se e shikojnë si mjaft emergjente mos përdorimin e monedhave. Nga këta 21% janë meshkuj,dhe 17% jane femra.