Pamje të rënda/ Dy gra myslimane sulmohen me thikë në mes të rrugës

Gjatë një sulmi me motive racore dy gra myslimane kanë mbetur të lënduara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Kullës së Eiffel në Paris.  Pas sulmit më thikë dy gra janë arrestuar dhe po akuzohen për tentim vrasje.

Ato u sulmuan dhe u theren me thikë duke u shkaktuar plagë të rënda dy grave dhe sulmueset madje janë dëgjuar duke bërtitur “arabë të ndyrë” kthehuni në vendin tuaj.

Nga deklaratat e bëra nga policia bëhet e ditur se dy sulmueset janë arrestuar dhe mbi to rendojnë akuzat për tentim vrasje.

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kaotik që u krijua.