Sulmi në Francë, dy nxënës janë paguar për të identifikuar mësuesin

Dy nxënës janë paguar për ta identifikuar mësuesin, të cilit i është prerë koka nga një radikal islamik në Francë.

Samuel Paty, mësuesi i historisë është vrarë pranë një shkolle në afërsi të Parisit, për shkak se ka shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij në klasë.

Vrasësi i tij, është identifikuar si 18-vjeçari, Abdullakh Anzorov që është qëlluar për vdekje nga policia, pak pasi ka kryer sulmin.

Të mërkurën, prokurorët kanë thënë se dyshohet që Anzorov ka paguar dy nxënës rreth 300 euro për ta identifikuar Patyn.

Vrasësi u ka thënë nxënësve se donte ta incizonte mësuesin gjatë prezantimit të karikaturës, mësohet të ketë thënë prokurori i çështjes.

Nxënësit e moshave 14 dhe 15-vjeçare, supozohet se e kanë përshkruar Patyn dhe kanë qëndruar mbrapa sulmuesit për më shumë se dy orë jashtë shkollës, derisa është shfaqur mësuesi.

Dy fëmijët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë për arsye ligjore, janë dy prej shtatë personave që autoritetet franceze synojnë t’i gjykojnë për sulmin brutal.