Kritere "pa kriter", APP gjen shkelje në tendera: Kanë kushte të tepërta
Numri i punonjësve dhe certifikatat janë kriteret që kanë sjellë skualifikimin e kompanive nga garat për tendera. APP i ka cilësuar të tepërta, ndërsa për shkeljet e konstatuara janë ndëshkuar me gjobë 62 punonjës dhe ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për 57 të tjerë.
Procedurat e ndjekura në tendera, shpallja e fituesit me çmimin më të lartë dhe skualifikimet me argumentin e kritereve kanë qenë objekt i investigimeve në Ora News.
Por tashmë dhe vetë Agjencia e Prokurorimeve Publike ka ngritur shqetësimin për procedurat.
62 punonjës janë gjobitur për shkelje gjatë periudhës 2018-2020 dhe për 57 të tjerë janë marrë masa disiplinore.
Sipas dokumentit janë 26 tipologji shkeljesh që konstatohen më shpesh në prokurime.
Numri i punëtorëve, kapacitetet teknike, licenca, certifikata etj që çojnë në skualifikim të shumicës së kompanive janë para si elementë që përjashtojnë subjektet garuese, ndaj propozohet shmangia e tyre.
APP konsaton se kërkohet një numër i paargumentuar punonjësish kur nuk është i domosdoshëm, duke kufizuar kështu pjesëmarrjen në garë të kompanive të vogla, ndërkohë që nuk zbatohet detyrimi për deklarimin mbi konfliktin e interesit mes autoritetit kontraktues dhe palës së përfshirë në proces.
Media e ka trajtuar shpesh problematikën e procedurave të ndjekura, por duket se gjithçka është mbyllur me gjoba dhe masa disiplinore.