Kthimi i fëmijëve shqiptarë/ Ilir Kulla zbarkon në Al Hawl: Duhet seriozitet dhe profesionalizëm, aspak diletantizëm

Pavarësisht situatës së rënduar nga Covid-19, presidenti I republikës Ilir Meta ka dërguar nël kampin famëkeq të Al Hawl në Siri këshilltarin e tij Ilir Kulla.

Ky i fundit është ngarkuar me detyrën e të dërguarit te posaçëm të presidentit për çështjen e kthimit të fëmijeve shqiptarë të mbetur në Siri, raporton Ora News

Përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe një video nga kampi, Kulla shprehet se kampi është në kushte katastrofike, ndërsa apelon te qeveria dhe kryeministri Rama se, nëse kërkojmë ti kthejmë në Shqipëri fëmijët dhe grate shqiptare duhet seriozitet dhe professionalizëm.

Ilir Kulla: “Al Hawl, Siri 20 tetor 2020 ne kohen e COVID. Ne cilesine e te derguarit te posacem te Presidentit Meta per ceshtjen e kthimit te femijeve shqiptare te mbetur ne Siri, vizitova kampin ne fjale i cili eshte ne kushte katastrofike sic e shikoni ne video diten e djeshme. Me duhet te bej 2 apele nje per miqte e medias ne Shqiperi, kujdes ne cdo fjale dhe germe qe trasmetoni ne Shqiperi, pasi fale Internetit per pak minuta gjithcka trasmetohet ne Al Hawl dhe demton femijet dhe grate qe ndodhen aty. Se dyti nje ftese per autoritetet e tjera ne vecanti per Kryeministrin nese duhet ti kthejme keta femije dhe keto gra shqiptare ne shtepite e tyre duhet seriozitet dhe profesionalizem, aspak diletantizem e mbi te gjitha para se dimri te na vere perpara te gjitheve bashke me COVID”