"Krenar për ty", Presidenti Meta pret Robin Krasniqin

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme kampionin botëror të boksit me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi.

Meta ka shkruar krah fotos së bashku " Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.

Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!

Krenar për ty Robin".

Krasniqi u shpall kampion bote në boks WBA dhe IBO pasi arriti të me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3459276377451944/