Covid-19 prek prefekturën e Vlorës, punonjësi rezulton pozitiv, vijon puna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 11:30
Një punonjës i prefekturës së Vlorës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sakaq njoftohet se i janë marrë tamponët të gjithë punonjësve të tjerë, teksa është vendosur që puna të vijojë si normalisht deri në daljen e përgjigjeve.
Në rastin se do të ketë edhe raste të tjera pozitive brenda institucionit, Prefektura do të mbyllet për periudhën kohore prej dy javësh.