Edhe Lleshaj e pranon: Janë ngushtuar rrugët për makinat për çiklistët, këta nuk po ecin në korsitë e tyre
Tirana është bërë me korsi biçikletash duke ngushtuar shumë dhe hapësirën që përdorin makinat e megjithatë ka shumë qytetarë të cilët nuk ecin në këto korsi por në rrugët e makinave duke u bërë objekt për aksidente.
Ministri i Brendshëm në një takim me efektivët e policisë rrugore tërhoqi vëmendjen madje dhe ngriti zërin në këtë problematikë.
“E dini si udhëtohet në Shqipëri me biçikletë apo motoçikletë. Gjendja në këtë fushë është e rëndë. Një pjesë nuk e kanë idenë që kur blejnë biçikletën duhet të blejnë dhe pajisjet mbrojtëse.
Duhet të përdorin rrugët e dedikuara dhe jo ato të dalin në krah tjetër sepse është ngushtuar hapësira në përdorim e makinave dhe u është dhënë çiklisteve, por ata nuk mund të futen në zonën e ngushtuar të automjeteve, sepse rëndojnë trafikun dhe rrisin mundësitë e aksidenteve"