Projekt-Buxheti i 2021, ja sa lekë do të kushtojë përballimi i pandemisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 09:44
Ministrja Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2021.
Denaj ka njoftuar ndër të tjera se do të investohen rreth 6 miliardë lekë në përballimin e pandemisë, teksa në plan përfshihet edhe vaksina anti-covid.
"Për 2021 kostoja totale prioritare për përballimin e pandemisë Covid-19, do të indeksohet nga Buxheti i Shtetit në vlerën e 6 miliardë lekë, ku përfshihet edhe kostoja e vaksinës anti-covid dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë të Covid-19", ka thënë Denaj.
Ndër të tjera ministrja e Financave ka bërë publike edhe përfshirjen e kostove për arsimin apo subvencionet në bujqësi.