Gratë nafëtare 7 ditë në grevë urie refuzojnë apelin e Ramës. Kryeministri e quan shantazh
Gjendja shëndetësore e grave greviste është rënduar në ditën e 7 të saj.
Naftëtaret kanë shfaqur probleme me tensionin dhe kanë pasur të vjellura, ndërkohë që në fillim të "ngujimit" të tyre ato kanë pasur probleme edhe me stresin.
Dy prej naftëtareve janë shoqëruar në spital për të marrë kujdesin shëndetësor.
"Nuk ikim nga greva. Greva jonë nuk është një grevë shoë. Kërkojmë zgjidhje. Kërkojmë të na heqi lotët nga sytë", kanë thënë për naftëtaret.
Ftesës së kryeministrit Edi Rama për të dalë nga greva e urisë gratë naftëtare e refuzojnë.
Lexo: Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Nëse nuk marrim pagat, harroje të dalim nga greva e urisë
Rama sërish reagoi duke e paralajmëruar: Nuk pranoj shantazh
Dita e sotme shënon ditën e 24 të grevës. Në ditën e 18 të saj, burrat naftëtarë u zëvendësuan nga gratë kolege. Naftëtarët e Ballshit kërkojnë me ngulm rrogat e pa marra nga kompania që drejtonte rafinerinë.
LEXO EDHE: Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Nëse nuk marrim pagat, harroje të dalim nga greva e urisë