Gjykata e Elbasanit drejt mbylljes, 4 punonjës pozitivë me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2020, 21:49
Nga 14 raste që u shënuan sot në Elbasan me koronavirus, 4 prej tyre janë punonjëse të gjykatës së shkallës së parë.
Bëhet fjaëlë për kancelaren, përgjegjësen e zyrës me qytetarët dhe 2 sekretare.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi, pas zbulimit të 4 rasteve të sotme edhe 3 gjyqtarë janë karantinuar.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 14 infektime të reja në qarkun e Elbasanit, ku mes tyre 2 janë policë dhe 7 të tjerë mësues.