Frikë në Elbasan/ 7 mësues dhe 2 policë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit

Covid-19 nuk kursen as efektivët e Policisë së Shtetit dhe mësuesit.

Teksa sot u konfimuan 14 raste të reja në qytetine  Elbasanit, 2 prej tyre janë policë, ndërsa 7 të tjerë mësues.

Sipas asaj që mëson Ora News, të infektuarit janë një oficer dhe një efektiv i skuadrës “Shqiponja” të qytetit.

Ndërkohë përhapje të virusit ka edhe në shkolla. Në 24 orët e fundit, 7 mësues janë raportuar pozitivë me Covid-19, ndërsa 29 të tjerë janë karantinuar në pritje të rezultatit të tamponit.

Rastet me Covid-19 janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naimi Frashëri”, një në shkollën 9 vjeçare në Griqan, një te shkolla “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi” dhe një te shkolla 9 vjeçare në Mengël.

Ditën e sotme, në të gjithë vendin u regjistruan 281 raste të reja, ndërsa 14 prej tyre ishin në Elbasan. Ky qark numëron 279 raste aktive me Covid-19.