Ulje temperaturash dhe mot i kthjellët, në fundjavë priten supriza, ja si do të jetë parashikimi për ditët në vazhdim

I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora meteorologu Hakil Osmani ka folur për parashikimin dhe ndryshimet e motit.

Ai theksoi se ka i gjithë territori shqiptar është përballur me një ulje të ndjeshme të temperaturave të cilat luahten në vlerat 21-22 gradë celsius.

Dita e sotme dhe deri të premte pritet një mot i kthjellët dhe pa reshje shiu.

"Pritet që dita e sotme të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellë. Do të kemi prezencë shumë të pakët të vranësirave të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat malore, por pa rrezikuar reshje shiu në tërritorin shqiptar. Vlerat maksimale priten të luhaten deri në 21-22 gradë celsius në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar. Në Tiranë temperaturat priten të luhaten nga vlerat 19-20 gradë celsius"

Në fundjavë sipas meterologut pritet një shtim i vranësirave dhe rikthim i reshjeve të shiut.

"Deri ditën e premte pothuajse i gjithë territori shqiptar do të jetë me mot të kthjellët. Vetëm në fundjavë do të shtohen vranësirat dhe do të kemi reshje shiu"