Blutë e Vlorës kanë arrestuar personin i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës. Ai dyshohet si autor i grabitjes së një sërë banesave në Himarë, madje edhe për përdhunim të të moshuarave.

Kjo situatë vijonte prej ditësh por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij deri ditën e sotme që ka bërë arrestimin.

Bëhet me dije se personi në fjalë teksa ka pikasur policinë është munduar të largohet por nuk ja ka dalë.

Nga pamjet në video shihet sesi e ka mbuluar kokën me një qese të zezë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës, kjo edhe për shkak të akuzave të rënda për përdhunim.

I arrestuari është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur.Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaji ulliri, raki etj.

Në dëshminë e dhënë në komisariat mësohet se nuk ka pranuar autorësinë e krimeve, duke u shprehur se e vërteta do të dalë në shesh.