“500 euro për një provim” lirohet sekseri, mbetet në burg pedagogu korçar

Gati një muaj pas arrestimit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar Xhevair Dervishin, i akuzuar për korrupsion së bashku me pedagogun e Universitetit të Korçës Alket Dino që vijon të jetë në arrest me burg.

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Dervishin, që akuzohet se bënte rolin e sekserit mes pedagogut dhe studentëve.

Studio ligjore që e përfaqësonte ka paraqitur faktet dhe arsyet shëndetësore përse ai duhet të qëndrojë me arrest shtëpie deri ne përfundim te hetimeve.

Lirimin e ka konfirmar dhe vetë Dervishi me këtë postim në facebook.

https://www.facebook.com/xhevi.dervishi.1/posts/10207882965708921

Arrestimi i tyre u bë nga Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK duke u akuzuar se kanë marrë para në këmbim të dhënies së notave kaluese në provime.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë afër fakultetit, dhe me vete kishin 300 euro dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët. Vlera monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE: Si u kapën “mat” pedagogu dhe sekseri në Korçë, ja paratë që ju gjetën

Avokati fajëson sekserin: Atij ju gjetën paratë, ja pse ishin bashkë

“500 euro për një provim” GJKKO lë në burg pedagogun korçar