Gjirokastër/ 11 persona pozitiv me Covid-19, mes tyre dhe një laborante

Në qytetin e Gjirokastrës pas bërjes së tamponit kanë rezultuar 11 persona pozitivë me Covid-19.

Një prej të prekurve është laborantja e laboratorit bakteriologjik të NJVKSH Gjirokastër.

Mësohet se i gjithë stafi është detyruar të karantinohen. Ditën e sotme janë bërë gjithsej 40 tamponë ku përgjigja pritet të dalë në darkë.