Ish-kandidati i BKH në vetting, konfirmohet në detyrë Drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve

Pas një serie pikëpyetjesh në lidhje me pasuritë Komisioni i jashtëm i vlerësimit konfirmoi në detyrë drejtorin e mbrojtjes së dëshmitarëve Idajet Faskaj. Komisioni i jashtëm i vlerësimit fillimisht evidentoi diferenca që nuk mbuloheshin me të ardhurat e zyrtarit të policisë, por më pas, mori në konsideratë të ardhurat e bashkëshortes dhe konfirmoi në detyrë kandidatin e skualifikuar nga gara për byronë kombëtare të hetimit.

Drejtori i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve në policinë e shtetit idajet faksaj u konfirmua në detyrë duke kaluar vettingun pas një seance të vështirë në të cilën komisioni i jashtëm ngriti një seri pikëpyetjesh në lidhje me pasurinë.

Drejtues i disa departamenteve në policinë e shtetit, njëkohësisht kandidat i s’kualifikuar për byronë kombëtare të hetimit, Idajet Faskaj u verifikua në kriteret e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Komisioni evidentoi faktin që Faskaj disponon një të tretën e banesës 3 katëshe së bashku me familjarët e tjerë,  duke vënë në dukje mos përputhje me vlerën e ndërtimit të katit ku banon zyrtari I policisë, pasi është deklaruar shpenzim rreth 3 milionë lekë, ndërsa nga vlerësimi i entit të banesave shpenzimi i kalonte vlerën e 4 milionëve.

Komisioni e justifikoi këtë diferencë me hua të marra tek të afërmit por dhe paga ndër vite e bashkëshortes së Faskaj.

Idajet Faskaj ishte një nga 4 kandidatët për byronë kombëtare të hetimit, ndërsa u s’kualifikua në testin e makinës së të vërtetës.

Deri më tani para vettingut në polici kanë dalë 27 drejtues të lartë, ku 21 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, 3 janë përjashtuar, ndërsa 3 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen duke sjellë ndërprerjen e procesit ndaj tyre.