Flakët përpijnë apartamentin në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2020, 14:28
Një shtëpi në katin e dytë të një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen e njohur si Shën Mëria.
Sakaq zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e plotë të zjarrit.