Rama: Duan s'duan Lulëzimi dhe balonat e tij, Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave
Ka reaguar kryeministri Rama pas daljes me gazetarët të kreut të opozitës, Lulzim Basha ditën e stme.
Permes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Basha vazhdon të ngatërrojë investimin privat me atë shtetëror me 29€ për ton.
Rama: Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!
Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!
Duan s'duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare!
Sakaq ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit, i cili vazhdon me akuzat se 70 milion euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit.
13:58/Basha: Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.