Drogë, prostitucion dhe vrasje, OFL u dërgon formularin 7 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me punën duke e shtrirë hartën në Tiranë, Fier, Lushnje, Elbasan e Berat.

Ditën e sotme i janë dërguar formularët e vetëdeklarimit edhe shtatë të dënuarve të tjerë, të cilëve u ka lënë 48 orë kohë deri në dorëzim.

Formularët i janë dërguar:

"-Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

-Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

-Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;

-Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

-Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

-Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Marsel Selamaj, banues në Berat,  i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”."