Maliqi thërret në interpelancë urgjente ministren Gjonaj: Të japë llogari për sistemin e burgjeve
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka thërritur në interpelancë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Maliqi e ka cilësuar sistemin e burgjeve si një katrahurë, në një kohë që shkruan se “Situata në të gjithë dikasterët e komanduara prej tij, është alarmante, dhe askush nga ne nuk duhet të ngushëllohet me faktin se kjo batërdi do të marrë fund në 25 Prill”
Deputeti ka depozituar kërkesën për Interpelancë urgjente, teksa shton se “duhet të japë llogari për atë që po ndodh sot në sistemin e burgjeve, që nga kërkesat e të burgosurve grevistë, shkeljet ligjore gjatë emërimeve, transferimeve dhe dëmi që i kanë sjellë shtetit vendimet e gjykatave, për dëmshpërblimet e zyrtarëve dhe punonjësve të liruar padrejtësisht, emërimet klienteliste, e deri te korrupsioni në nivele alarmante në sistemin e burgjeve, të drejtuar nga një njeri kryekëput i korruptuar”.