Shpërndante kokainë në Durrës, arrestohet 37 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2020, 10:50
Një 37 vjeçar është arrestuar në Durrës pas dyshimeve se tregtonte lëndë narkotike.
Sipas informacioneve të policisë, 37 vjeçarit me iniciale E. Z., banues në Durrës, iu gjetën 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".