Edukatorja pozitive me Covid, mbyllet kopshti në Maliq

Kopshti i fshatit Rrëmbec të Maliqit është mbyllur pasi një nga edukatoret ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas informacioneve, deri më tani dyshohet edhe për edukatoren tjetër, e cila i është nënshtruar tampon dhe po pret përgjigje.