Përmbyten rrugët e Durrësit. Probleme dhe në Lezhë, Kurbin e Kukës

Mjaftuan disa orë shi gjatë natës dhe durrësi u zgjua i përmbytur të premten e 16 tetorit.

Uji kishte dalë mbi rrugë në Shëtitoren Taulantia, zonën pranë Stacionit të Trenit dhe pranë Stadiumit, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve

Ndërsa në zonën e ish Kenetës, vec rrugëve, uji kishte depërtuar në disa banesa.

Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje me intensitet të lartë të cilat bllokojnë pusetat dhe kolektorët, ndërsa banorët akuzojnë bashkinë për mos marrjen e masave

Në zonën e plazhit uji kishte mbuluar rrugët dhe kishte depërtuar brenda bizneseve në katet e para

Gjatë orëve të para të mëngjesit nën ujë ishin disa lagje të Lezhës dhe kurbinit, ku uji depërtoi deri në banesa në Gjorm dhe Zhejë

Edhe atje banorët akuzuan drejtuesit vendore se nuk kanë pastruar kanalet kulluese

Për herë të dytë në tre ditë, Lumi Ishëm doli nga shtrati duke vënë nën ujë dhjetra hektarë tokë, ndërsa fshati Murqinë thuajse është izoluar

Në verilindje pati rrëshqitje gurësh dhe dherash në disa rrugë rrurale në Kukës, Tropojë dhe Bulqizë.

Në lartësitë mbi 2000 metra janë shënuar reshje deborë, ndërsa reshjet kanë rritur në 274 metra nivelin në Basenin e Fierzës.

https://youtu.be/CTFOjaqyHqE