Konfirmohet në detyrë gjyqtarja pjesë e trupit gjykues të dosjes së Saimir Tahirit

Kalon vetingun Flora Hajredinaj, gjyqtarje e Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit e cila është dhe pjesë e trupit gjykues që ka në dorë gjykimin e dosjes së ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares.