Reshje të dendura shiu, Lezha nën pushtetin e ujit
Reshjet e dendura të shiut prej ditësh kanë pushtuar të gjithë vendin, ndërkohë që mjaft qytetete kanë pasur problem me përmbytjet.
Kësaj herë ka qenë Lezha, e cila mbrëmjen e së enjtes pati probleme në disa zona për shkak të vërshimit të ujit. Si pasojë në disa rrugë niveli i ujit ka arritur në disa centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve, ç’ka solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa probleme pati edhe në disa zona në periferi të qytetit.
Me rënien e intensitetit të reshjeve uji nisi të tërhiqet nga zonat ku u krijuan probleme, por duke lënë pas inerte te shumta.
Kjo situatë krijohet sa herë ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përballon prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë ne sipërfaqe.
