Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake, arrestohet dhe bashkëpunëtori i 19 vjeçarit

Me 19 vjeçarin Ilirjan Hasanaj policia ka bërë ndalimin edhe të një 23 vjeçari si bashkëpunëtor të tij.

Ilirjani akuzohet si autori i atentatit me armë në drejtim të makinës ku udhëtonte shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, babai I tij dhe bashkëshortja. Ngjarje e ndodhur më 11 tetor në aksin Shkodër- Koplik.

Hasanaj, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër u vetëdorëzua dje psa apeleve dhe të atit për tu përballur me drejtësinë.

“Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër” informon policia e Shkodrës sot.

I ndaluari eshte Verzan Bajrakurtaj.

Në dëshmi Ilirjani ka sqaruar edhe rolin  23 vjeçarit Verzan Bajrakurtaj, për të cilin tha se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe as dijeni për plagosjen.

Por policia e Shkodrës e ka vënë në pranga këtë të fundit si bashkëpunëtor.

 Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër  vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin  e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Ilirjani është dhe djali i një ish-polici i cili i bëri apel publik të birit të vetëdorëzohej.


Lexo me shume: Zbardhet dëshmia e Ilirjan Hasanaj: Isha i pirë

Si ndodhi atentati dhe pasojat