Vrau dhe hodhi në koshin e plehrave të moshuarin, arrestohet 43 vjeçarin në Fier
Thuajse 5 vjet pas vrasjes së 82 vjeçarit Novruz Likometaj, policia dhe prokuroria e Fierit kanë arritur të zbardhin me prova ligjore krimin makabër dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar.
Policia pasi dokumentoi me prova ligjore cdo gjë, arrestoi shtetasin Skënder Krasniqi.
43 vjecari akuzohet se ka vrarë me paramendim 82 vjeçarin, që në atë kohë mbante pozicionin e kreut të sindikatës së transportit rrugor në Fier.
Novruz Likometaj u gjet i vrarë brenda një kontejneri mbetjesh më 22 nëntor 2015 në Fier.
Sipas ekspertizës së kohës ai ishte qëlluar 11 herë me thikë në fyt nga autori i dyshuar Skënder Krasniqi.
Mbi të akuzuarin rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”, teksa gjykata ka vendosur arrest me burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
