Vasili për Ramën: "Unë vija nga Qabeja, ai më thotë u bëra haxhi”
I ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora, nënkryetari i LSI Petrit Vasili nuk i ka kursyer batutat në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Teksa shpjegonte se si politika në tërësi dhe kryeministri në veçanti kanë folur gjatë pandemisë Covid-19 më shumë se profesionistët, si një mjek prej afro 4 dekadash, Vasili lëshoi këtë batutë:
"Unë 38 vite në profesione. Ai fliste më shumë. Si themi ne nga Vlora. “Unë vija nga Qabeja, ai më thotë u bëra haxhi”
Sipas Vasilit,m kur politika i imponohet shkencës, quhet inkuizicion.
"Po ta pyesësh Silva Binon ose Pëllumb Piperon që e kam patur bashkëpunëtor dikur kur isha ministërs... Po ti pyesësh të gjithë këta, nuk mbaj mend sa beteja të vërteta kam kaluar. Duhet të flisnin këta, i pëlqen ose jo politikës. Sa herË në këtë punë politika imponon shkencën, ky është inkuizicion", tha Vasili.
Në fund të intervistës, nënkryetari i LSI nuk harroi të përsëriste apelin e tij të përhershëm:
"Testo-gjurmo-trajto. Nëse nuk testojmë shumë dhe nuk i trajtojmë siç duhet, po i ikëm kësaj triade, maska ka 0 vlerë"