Kosova publikon shifrat e 24 orëve të fundit: 80 raste të reja, shënohet një viktimë
Kosova vijon me luftën kundra virusit Covid-19, teksa ditën e sotme është shënuar vetëm 1 viktimë dhe 80 raste të reja pozitive.
Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, “numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315”.
Rastet pozitive janë nga:
Komuna Prishtinë 17 raste,
Komuna Pejë 10 raste,
Komuna Podujevë 10 raste,
Komuna Fushë Kosovë 8 raste,
Komuna Gjakovë 7 raste,
Komuna Gjilan 6 raste,
Komuna Prizren 5 raste,
Komuna Suharekë 4 raste,
Komuna Shtime 3 raste,
Komuna Deçan 2 raste,
Komuna Drenas 2 raste,
Komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.
Ndërkohë duket sikur situata është paraqitur pak më e qetë ditën e sotme.