Dhunoi dhe vrau 11 vjeçarin nga Fushë Kosova, 25 vite burg për autorin

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dhënë fund dramës së çështjes së dhunimit dhe vrasjes së 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, Kujtim Veseli.

Me urdhër të prerë, gjykata ka vendosur që autori me iniciale S.O. do të vuajë 25 vite burgim, nën akuzën “Vrasje e rëndë dhe dhunim”.

Kujtim Veseli që i përkiste komunitetit rom të Fushë Kosovës,u gjet i pajetë më 11 korrik të 2019 në shkallët e një banese.

Sipas informacioneve, S.O. e ka dhunuar dhe përdhunuar të miturin, derisa u gjet i vdekur. Gjatë intervistimit, autori i pranoi të gjitha akuzat, por policia e neglizhoi rastin duke e gjykuar në liri.

Një gjë e tillë shkaktoi pakënaqësi te aktivitët dhe qytetarët, të cilët organizuan protesta dhe tubime.

Rasti në fjalë nxorri zbuluar një sërë shkeljesh të kryera nga Policia dhe Prokuroria, në një kohë që Avokati i Popullit I akuzoi këto dy institucione që kishin dështuar në mbrojtjen e 11 vjeçarit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i hetoi dy prokurorë, por, i vetmi që u konstatua që kishte bërë shkelje disiplinore ishte, prokurori, Ruhan Salihu, të cilit si masë disiplinore iu shqiptua zvogëlimi i pagës prej 30 për qind për një periudhë gjashtë mujore.