Kosovë, policia vendos 662 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka vendosur 662 gjoba shkak i mos respektimit të masave të vendosura për mbrojtje nga COVID-19.

Numri i rasteve pozitive me coronavirus në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para ka shkuar në 16 e 179 nga 74 mijë e 586 persona të dyshimtë.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se deri më tani 14 mijë e 335 persona kanë arritur që ta mposhtin COVID-19.

Mirëpo, 647 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.