Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 177 raste të reja, 5 viktima, 107 të shëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 17:47
177 raste të reja, 5 vdekje, 107 pacientë të shëruar.
Maqedonia e Veriut ka publikuar të dhënat mbi pandeminë Covid-19 gjatël 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve në Shkup, janë kryer 778 testime, ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
Shkup-96, Kumanovë-5, Shtip-7, Prilep-1, Tetovë-19, Veles-2, Manastir-1, Kavadarci -1, Gostivar-6, Gjevgjeli-1, Strumica-8, Kriva Palanka-2, Radovish-2, Kocani-10, Berovo-6, Vinica-5, Delçevo-4, Negotinë-1.
Sa i përket viktimave dhe moshës së tyre, një viktimë nga Tetova (67 vjeç), një nga Strumica (87), një nga Kriva Pallanka (68) dhe dy nga Kocani (70 dhe 73), raporton Ora News.
Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj regjistron 21,113 të infektuar dhe 797 viktima.
/a.r, OraNews