Maqedonia e Veriut do rishikojë vendimin për hyrjen në kufi pa PCR-test
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë informon qytetarët se hyrja e shtetasve maqedonas në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të lejohet pa test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes në këto vende.
Qytetarët maqedonas do të hyjnë në Kosovë pa qenë e nevojshme të kenë me vete testin PCR.
Qeveria dhe autoritetet shëndetësore, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në rajon, ditëve në vijim do të rishikojnë vendimin për hyrjen e shtetasve të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës në Maqedoninë e Veriut, pa PCR test.
Gjithashtu qeveria i bën apel të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk është e nevojshme.